Deputetët e komuniteteve joserbe konfirmojnë votën për Osmanin
BKT
Lajme

Deputetët e komuniteteve joserbe konfirmojnë votën për Osmanin

Tetë deputetë nga rradhët e komuniteteve joserbe në Kuvendin e Kosovës kanë konfirmuar se do të votojnë kandidaten, Vjosa Osmani, për presidente të Kosovës.

Të shtunën, para nisjes së seancës, zëvendëskryeministrja e Kosovës nga radhët e komunitetit boshnjak, Emilija Rexhepi ka postuar një fotografi në Facebook me anëtarët e Grupit Multietnik, ku ka thënë se ky grup është gati që ta votojë Osmanin për postin e presidentit.

Ndonëse ishte paraparë që të nisë në ora 18:00, seanca e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës për zgjedhjen e presidentit të vendit, ende nuk ka filluar.

Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për postin e presidentit është Vjosa Osmani, e cila në këtë garë, për kundërkandidat do të ketë Nasuf Bejtën.

Sipas Kushtetutës, në garë për president duhet të jenë të paktën dy kandidatë, të cilët paraprakisht duhet të sigurojnë nënshkrimet e të paktën 30 deputetëve.


MË SHUME NGA Lajme