20:58 / 03.04.2021
Votojnë Lumir Abdixhiku dhe Kujtim Shala
Të pranishëm në seancën e Kuvendit të Kosovës ku po votohet për presidentin e ri të vendit janë edhe deputetë e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Janë pikërisht ish-bashkëpartiakët e Vjosa Osmani, Lumir Abdixhiku dhe Kujtim Shala që kanë vendosur të votojnë për kandidatët për president.
Dyshja janë parë duke dhënë votën e tyre, që padyshim është e fshethë dhe nuk dihet se kujt do t’i takojë, Vjosa Osmani apo Nasuf Bejtës, shkruan lajmi.net.























