21:03 / 03.04.2021
Voton edhe Vjosa Osmani, kandidatja për presidente
Është duke u zhvilluar procesi i votimit për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.
Votimi i fshehtë po vazhdon të zhvillohet në mënyrë të rregullt në sallën e Kuvendit të Kosovës, ku disa prej deputetëve kanë votuar e disa të tjerë zgjodhën që të mos votojnë.
Është pikërisht kandidatja për presidente, Vjosa Osmani e cila tashmë ka dhënë votën e saj të fshehtë, transmeton lajmi.net.
Mbetet të shihet nëse Osmani do të arrijë të zgjidhet presidente në votimin e parë, apo do të duhet që deputetët të përsërisin votimin e tyre.























