21:37 / 03.04.2021
Sërish pa kuorum për presidentin, Kuvendi në pauzë 30 minuta
Raundi i parë i votimit për president ka dështuar të përmbyllet, gjë qe ka bërë që Kuvendit të shkojë në pauzë 30 minuta.
Ka dështuar edhe votimi i përsëritur i raundi të parë për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit, pasi vetëm 79 deputetë morën pjesë në votim. Në garë për president janë Vjosa Osmani-Sadriu dhe Nasuf Bejta.
Kreu i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca tha se pas një pauze prej 30 minutash, do të njoftojë për vazhdimin e mëtejmë të kësaj seance.























