Hasani: Procesi i votimit të raundit të parë nuk konsumohet deri më 5 Maj
BKT
Lajme

Hasani: Procesi i votimit të raundit të parë nuk konsumohet deri më 5 Maj

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani tha për RTK-në, se edhe pas dështimit të dy votimeve në raundin e parë nuk është konsumuar votimi për president të vendit dhe se procesi i votimit mundë të përsëritet deri më datën 5 Maj.

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, në RTK, tha se edhe pas dështimit të dy votimeve në raundin e parë nuk është konsumuar votimi për president të vendit dhe se procesi i votimit mundë të përsëritet deri më datën 5 Maj.

Hasani tha për RTK, se sipas procedurave dhe afateve ligjore, i njëjti votim mund të përsëritet deri më 5 Maj 2021, kur është edhe afati i fundit që të zgjidhet presidenti i vendit.

Sipas tij, nëse edhe deri atëherë nuk arrihet kuorumi i nevojshëm, dhe nuk zgjidhet presidenti, vendi shkon në zgjedhje të parakohshme.

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, tha se seanca e sotme mund edhe të shtyhet për një ditë tjetër.


MË SHUME NGA Lajme