Kusari-Lila fajëson “treshen” e LDK-së për mos votim në seancë
BKT
Lajme

Kusari-Lila fajëson “treshen” e LDK-së për mos votim në seancë

Mimoza Kusari-Lila, u.d e kryetares së Grupit Parlamnetar të VV-së, ka kritikuar, Avdullah Hotin, Agim Veliun, e Driton Selmanaj për mos votim në seancën e presidentit.

Kusari Lila, ka thënë se ata vepruan në kudërshtim me vendimin e partisë.

“Nga LDK ishin 15 deputetë nga të cilët morën pjesë 12 dhe në rast se nuk kemi votimin i bije që do të shkojmë në zgjedhje sepse Hoti, Veliu e Selmanaj refuzuan të marrin pjesë në votim. Sjelljet e tyre janë në kundërshtim me deklaratat e tyre dhe vendimet e subjektit të tyre”, tha ajo, raporton E.O.

Kusari-Lila u tha se nuk i di arsyet edhe të disa deputetëve që kanë munguar.


MË SHUME NGA Lajme