Milan eviton disfatën, Lazio dhe Napoli fitojnë, barazon Roma
BKT
Sport

Milan eviton disfatën, Lazio dhe Napoli fitojnë, barazon Roma

Napoli vuajti më shumë se c’u mendua në ndeshjen me Crotonen për javën e 29 të serie A. Skuadra napoletane u bë protagoniste e një ndesjhjej të çmendur të cilën e fitoi 4-3.

Napoli mori avantazhin 3-1 pas golave të Insignes, osimhen dhe mertens, ndërkohë që për crotonen shnoi nëanko, por skuadra e Gattusos e coi dëm këtë avantazh pasi Crotone barazoi në 3-3 me Nwanko sërish dhe Messias. Di lorenzo ishte ai që i dha fitoren skuadrës së gattusos.

Fitore të vështirë shënoi dhje lazio ndaj Spezias me rezulatin 2-1 në një ndeshje frenetike dhe ku nuk mungoi nervozizmi. gjithcka ndodhi në pjesën e dytë me Lazzarin që i dha avantazhin skuadrës së Inzaghit, por Spezia barazoi me nje gol spektakolar me roveshatë të Verde. Caicedo me 11 metërsh ktheu lazion në avantazh duke e cuar rezultatin në 2-1, ndërkohë që pati momente zënke mes lojtarëve të të dy skuadrave me lazion që e mbylli sfidën me 9 lojtarë pas ndëshkimit me karton të kuq të Lazzarit dhe Correas, transmeton TCH.

Roma nuk ia doli dot që marrë 3 pikët në sfidën me Sassuolon dhe sfida mes këtyre dy skuadrave përfundoi me barazimin 2-2. Roma mori avantazhin me
Pellegrinin me 11 metërsh, por Sassuolo u përgjigj duke barazuar me Traore. verdhekuqtë morën sërish avantazhin me peres por edhe këtë radhë Skuadra e fonsecas nuk mundi dot ta ruajë pasi Sassolo barazoi përsëti, këtë radhë me Raspadorin.

Milani zhgënjeu tifozët e tij pasi nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 me Sampdorian në SanSiro. historitë e kësaj sfide u zhvilluan në pjesën e dytë pasi 45 minutat e para u mbyllën me barazimin 0-0. Ishte pikërisht Sampdoria që mori avantazhin me Quagliarellan. Dy minuta më vonë, Sampdoria mbeti me 10 lojtarë pas ndëshkimit me karton të kuq të Adrien Silvas. Skuadra e Claudio Ranierit u duk se po merrte një fitore të rëndësishme, por 3 minuta nga fundi, Hauge shpëtoi Milanin teksa shënoi golin e barazimit 1-1 duke i dhënë mundëinë milanezëve të evitojnë disfatën