Interi arrin rekordin e veçantë, nuk ndodhte prej 14 vitesh
BKT
Sport

Interi arrin rekordin e veçantë, nuk ndodhte prej 14 vitesh

Antonio Conte barazon rekordin e Roberto Mancinit kur ishte në drejtimin e zikaltërve.

Interi mbrëmjen e djeshme në fitoren ndaj Bolognas me shifrat minimale 0-1 falë golit të Romelu Lukakut, ka arritur një statistikë të veçantë.

Sipas faqes të statistikave “OPTA Paolo”, Interi nuk fitonte 9 ndeshje radhazi në kampionat që në vitin 2007.

Gjatë atij sezoni skuadra zikaltër theu rekordin unik në Serinë A italiane, ku brenda një faze të korrë 17 suksese radhazi.

Interi i Antonio Contes i sheh ndjekësit shumë larg teksa edhe pse me një ndeshje më pak skuadra zikaltër renditet e para në +8 nga Milani i vendit të dytë.