‘Dardanët’ arrijnë në Holandë
BKT
Sport

‘Dardanët’ arrijnë në Holandë

Kombëtarja e Kosovës në futsall ka arritur në Zeist, ku më 5 dhe 6 prill do t`i zhvillojë dy ndeshje miqësore kundër Kombëtares së Holandës, njofton FFK.

Dardanët e futsallit kanë zhvilluar dy ditë stërvitje në Prishtinë, derisa sonte do ta mbajnë stërvitjen e radhës në Zeist, për t'u përgatitur sa më mirë për duelin me "Tulipanët".

Këto miqësore do të jenë dy ndeshjet e para për përzgjedhësin e ri, Arben Simitçiu.