15:53 / 04.04.2021
Ballkani-Prishtina dhe Nikli-Llapi, kështu mbyllen pjesët e para
Pjesa e parë e kryederbit të kësaj fundjave në elitën e futbollit tonë, ndërmjet Ballkanit dhe Prishtinës, është mbyllur me epërsinë e prishtinasve prej 0-1.
Armend Thaqi (35’), shënoi autogol për avantazhin e skuadrës ‘bardhekaltër’. Vendësit patën mundësi të barazojnë rezultatin, por Mirlind Daku dështoi nga pozita ideale.
Ndërkaq, edhe pjesa e parë në sfidën tjetër të ditës së sotme mes Feronikelit dhe Llapit është mbyllur me rezultat 1-0 për skuadrën drenicase.
Golin e avantazhit për Niklin e realizoi Milickoviq (44’).
Pas pak nis pjesët e dyta.























