16:09 / 04.04.2021
Kusari-Lila: Besoj se i kemi siguruar 80 votat për presidentin
Ushtruesja e detyrës së shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se beson që sot do të kryhet çështja e zgjedhjes së presidentit.
Në një prononcim për klankosova.tv, ajo ka thënë se gjatë ditës së sotme janë angazhuar për ta siguruar edhe votën e 80-të.
Ajo nuk ka pranuar ta përmend emrin e deputetit në fjalë, por se së fundmi është raportuar se ka një marrëveshje me deputetin Adem Hoxha nga Partia Unike e Goranëve (Jedinstvena Goranska Partija).























