20:07 / 04.04.2021
Orlando uron Osmanin: Italia është e përkushtuar ta forcojë partneritetin
Ambasadori italian në Kosovë Nicola Orlando ka uruar Vjosa Osmanin për postin e presidentes së vendit.
Përmes një postimi në Twitter, Orlando tha se Italia është e përkushtuar të punojë ngushtë për të forcuar më tej partneritetin mes vendeve tona dhe për të mbështetur rrugën Euro-Atlantike të Kosovës.
“Urime Vjosa Osmani Sadriut për zgjedhjen e saj si Presidente e Republikës së Kosovës dhe popullit të Kosovës.
Italia është e përkushtuar të punojë ngushtë për të forcuar më tej partneritetin mes vendeve tona dhe për të mbështetur rrugën Euro-Atlantike të Kosovës”, ka shkruar Orlando.























