Rama: Shqipëria e para në Europë për vaksina të administruara për frymë
BKT
Shqipëri

Rama: Shqipëria e para në Europë për vaksina të administruara për frymë

Barometri global për ritmin e vaksinimit në 7 ditët e fundit e rendit Shqipërinë në vendin e parë, duke lënë pas edhe Serbinë në rajon, por edhe vende të Bashkimit Europian, të cilat e nisën më herët vaksinimin.

“Ne do ta fitojmë këtë luftë me lidership, organizim, këmbëngulje e durim të madh dhe përmes vaksinimit të pandalur masiv, do të kemi një sezon turistik të lehtësuar ndjeshëm”, u shpreh kryeministri Rama duke sjellë në vëmendje të dhënat e barometrit.

Kështu, të dhënat e barometrit global për ritmin e vaksinimit 7 ditët e fundit i rendisin vendet sipas shpejtësisë me të cilin është kryer vaksinimi masiv gjatë javës së fundit.

Nga grafiku duket qartë se Shqipëria ndodhet në krye, e më pas janë Serbia, Franca, Italia, Turqia, Gjermania, Greqia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe në fund Kosova.

Grafiku mat mesataren shtatëditore për 100 persona ndaj popullsisë së përgjithshme. Matja merr parasysh dhënien e dozës së parë.

Në vendin tonë prej më shumë se një jave ka nisur vaksinimi masiv antikovid i popullsisë sipas programit kombëtar të vaksinimit, ku po vaksinohen moshat mbi 70 vjeç, mësuesit, pedagogët, punonjësit e medias dhe uniformat blu.

Deri më sot janë vaksinuar mbi 192 mijë qytetarë. /j.p/


MË SHUME NGA Shqipëri