16:16 / 05.04.2021
Vitia: Fushatat zgjedhore ndikuan në rritjen e rasteve me Covid-19
Ministri i Shëndetësisë e pranon se në rritjen e rasteve me Covid-19, ndikuan tubimet gjatë fushatave zgjedhore të 14 Shkurtit.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në konferencën pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, pranoi se fushata elektorale ndikoi në rritjen e numrit të rasteve me COVID.
Sipas tij, çdo tubim masiv ndikon në shpërndarjen e infektimit.
“Një pjesë tjetër e qytetarëve më të drejtë kanë fajësuar fushatën elektorale për rritjen e rasteve të infektimit. Edhe kjo është e vërtetë. Çfardo tubimi masiv është supershpërndarës”, deklaroi ministri i Shëndetësisë.























