AKK kundër vendimit të qeverisë për masat e reja
Sipas kryetarit të Asoaciacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, për vendimin e masave të miratuara, nuk janë konsultuar me ta, i cili thotë se papunësia është në rritje.
Qeveria e Kosovës sot ka miratuar masat e reja të propozuara nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.
Sipas kryetarit të Asoaciacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, për vendimin e masave të miratuara, nuk janë konsultuar me ta, i cili thotë se papunësia është në rritje.
Ai tha që këtë herë nuk ndodhi komunikim i mirëfillitë me Qeverinë e me ministrat, krahasuar me herat e tjera. “Konsultimet e mirëfillta që përpara i kemi pasë me qeverinë, me ministrat, për masat antiCovid këtë herë nuk kanë ndodhur. Nuk ka pasë një proces gjithëpërfshirës konsultativ me komunat.
Tradita e konsultimeve me nivelin lokal përmes Asociacionit të Komunave të Kosovës, këtë herë nuk ka ndodhur. Ne nuk i përkrahim masat e reja shtrënguese sepse ekonomia lokale është e lodhur tejmase. Do i shohim cilat janë rezultatet pas 12 ditëve”.
Po ashtu, Ibrahimi tha se të shumica e kryetarëve të komunave janë kundër këtyre masave pasi që papunësia është në rritje e sipër.
“Hera e parë ka qenë që nuk na konsultuan, javën e kaluar patëm takim me ministrin Vitia, situata ishte shumë bashkëpunuese. Shumica e kryetarëve janë kundër këtyre masave. Papunësia është në rritje e sipër“























