Barcelona triumfon ndaj Valladolidit, mund ta fitojë titullin
BKT
Sport

Barcelona triumfon ndaj Valladolidit, mund ta fitojë titullin

Barcelona ka arritur të shënojë një fitore tejet të rëndësishme në luftë për titull. Katalunasit mposhtën në “Camp Nou” Valladolidin me rezultat minimal 1:0.

Tash Barça i afrohet liderit të tabelës, Atletico Madridit në vetëm një pikë.

Goli i vetëm i ndeshjes erdhi në minutën e 90-të kur Ousmane Dembele me një volley goditje e ndëshkoi ekipin mysafir.

Tani gjithçka është në dorën e Barcelonës. Nëse katalunasit i fitojnë të gjitha ndeshjet e mbetura, do të shpallen automatikisht kampionë të La Ligas.

Por, ata do të përballen në vazhdim me dy pretendentët tjerë për titull kampioni, Atleticon dhe Realin.

Fillimisht, të shtunën do të luhet derbi i madh spanjoll mes Barcelonës dhe Real Madridit, kurse në javën e 35-të, Barcelona përballet edhe me Atletico Madridin.