10:04 / 06.04.2021
Bebe Rexha lanson remiksin e këngës “Sacrifice”
Bebe Rexha së fundmi ka sjellë versionin e ri të këngës "Sacrifice".
Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, para pak javësh ka lansuar projektin më të ri muzikor “Sacrifice”.
Versioni origjinal i kësaj kënge u pëlqye mjaft shumë kështu që si duket këngëtarja ka menduar të krijojë edhe një version të ri.
Përmes një statusi në Twitter Bebe ka zbuluar se tashmë remiksi i “Sacrifice” është i gatshëm për dëgjim në platforma online.
Një fans i Bebes si duket kishte marrë lajmin më herët se që duhej pasi ai pyeti se përse ajo nuk e kishte paralajmëruar remiksin e saj.

“Sacrifice”, tashmë ka marrë rreth 10 milionë klikime në Youtube dhe po pëlqehet mjaft shumë nga fansat e saj.























