Palmer - vizitë virtuale në Tiranë
Zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit, Matthew Palmer shpalos përparësitë e SHBA-ve në Shqipëri.
Zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit, Matthew Palmer, do të zhvillojë sot një vizitë virtuale në Shqipëri.
Lajmin e ka bërë të ditur Ambasada Amerikane me anë të një postimi në Twitter.

"Ai do të takohet me presidentin Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama dhe kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Pritshmëritë për zgjedhjet e 25 prillit dhe përparësitë e SHBA-ve në Shqipëri do të jenë objekti i bisedave. Zv/Ndihmës Sekretari Palmer do të takohet gjithashtu me kampionët e reformës në drejtësi. Ai do ta përfundojë vizitën e tij me një tryezë të rrumbullakët me gazetarë, të cilët kanë marrë pjesë në programet e shkëmbimit dhe trajnimit të SHBA”, përmbyllet postimi.























