Kuvendi i Rregullt i Punës i FFK-së mbahet online
BKT
Sport

Kuvendi i Rregullt i Punës i FFK-së mbahet online

Kuvendi i Rregullt i Punës i FFK-së mbahet online, ka njoftuar Federata e Futbollit e Kosovës.

"Federata e Futbollit e Kosovës do ta mbajë Kuvendin e Rregullt të Punës, të enjten më 8 prill në orën 17:00. Përkundër përgatitjeve të plota dhe dëshirës së FFK-së që punimet e Kuvendit të mbahen me prezencë fizike, duke u bazuar në vendimin e fundit të Qeverisë për masat e reja anti-Covid19,  punimet e Kuvendit do të mbahen në formën online", ka njoftuar FFK.