Black ishte shënjestër e sulmuesve që qëlluan rojën e tij të sigurisë
Policia thotë se cak i sulmuesve ishte reperi dhe jo roja.
Policia ka konstatuar se Kodak Black ishte shënjestër e sulmuesve kur roja e tij e sigurisë u qëllua në këmbë, ata po shqyrtojnë edhe kërcënimet e bëra kundër tij para se ta qëllonin, shkruan TMZ.
Burime të zbatimit të ligjit thanë për TMZ se të shtënat e së hënës në mëngjes në Florida duket se kishin një cak dhe nuk ishte vetëm një grabitje e armatosur.
Thuhet se policia është në dijeni të një serie kërcënimesh në internet për Kodak dhe policët po i shikojnë ato.
Policia po rishikon në mënyrë specifike komentet kërcënuese të bëra nga producenti i muzikës Southside gjatë një të diele në Instagram.
Megjithatë, asnjë person nuk është ende i dyshuar për të shtënat, por hetimi mbetet i hapur.
Kujtojmë se Kodak dhe shoqëruesit e tij u zunë në pritë rreth orës 3 të mëngjesit, të hënën, në një fast-food në Tallahassee, duke plagosur kështu me armë zjarri një nga rojet e sigurisë së artistit.























