Ka vdekur aktori Paul Ritter
BKT
Magazina

Ka vdekur aktori Paul Ritter

Aktori britanik, Paul Ritter, ka vdekur në moshën 54-vjeçare pasi vuante nga një tumor në tru.

Lajmin e ka bërë të ditur agjenti i aktorit britanik.

"Me pikëllim të madh konfirmojmë se Paul Ritter mbrëmë ndërroi jetë”, ka thënë agjenti. Ylli i komedisë britanike “Friday Night Dinner” (Darka e Natës së Premte), ka vdekur në shtëpinë e tij “me familjen e tij në krah”.

Ritter po ashtu ka performuar si Anatoly Dyatlov në miniserinë “Chernobyl” që fitoi shumë çmime në vitin 2019.

Ai po ashtu ka luajtur në filma të tjerë të ndryshëm, përfshirë “Half-Blood Prince” dhe “Quantum of Solace”.

“Paul ishte një aktor jashtëzakonisht i talentuar që me një aftësi të jashtëzakonshme luante një larmi të madhe rolesh në skenë dhe ekran. Ai ishte shumë inteligjent, i mirë dhe shumë qesharak. Do të na mungojë shumë”, thuhet në njoftim.


MË SHUME NGA Magazina