LeBron James bashkohet në ekip me Bugz Bunny për filmin “Space Jam”
BKT
Magazina

LeBron James bashkohet në ekip me Bugz Bunny për filmin “Space Jam”

“Space Jam: A New Legacy” titullohet filmi i ri, vazhdimësi e filmit Space Jam të realizuar në vitin 1996.Në të me rolin kryesor paraqitet ylli i Lakers, LeBron James.

James në këtë film hyn në botën e serisë së animuar filmike amerikane Looney Tunes, dhe i duhet të luaj basketboll për ta shpëtuar birin e tij.

Ai është në krye të një ekipi të përbërë nga: Lola, Bugs Bunny, Tweety dhe macja Sylvester.

James në “Space Jam” paraqitet e rolin të cilin në filmin e vitit 1996 është paraqitur Michael Jordan. Në film po ashtu luajnë edhe: Don Cheadle e Zendaya.

Në filmin origjinal Space Jam, aktori Michael Jordan paraqitet në fillim të pensionimit nga NBA në vitin 1993, dhe kthimin e tij sërish në ekip në vitin 1995, ku ai futet në regjistër nga Looney Tunes.

Me këtë regjistrim, ai duhet të marrë pjesë në një ndeshje basketbolli kundër një grupi alienësh, të cilët kanë për qëllim ti robëtojnë ata dhe ti shfrytëzojnë si atraksion për parkun e tyre.

Regjinë e filmit origjinal “Space Jam” të vitit 1996 a ka bërë Joe Pytka, të filmit të ri Malcolm Lee. Ky film do të lansohet me datën 17 korrik 2021.


MË SHUME NGA Magazina