Dua Lipa numëron suksese të reja me albumin “Future Nostalgia”
BKT
Magazina

Dua Lipa numëron suksese të reja me albumin “Future Nostalgia”

Dua ka arritur tjetër sukses me albumin "Future Nostalgia".

Dua Lipa vazhdon të numërojë suksese të shumta me albumin “Future Nostalgia”, të cilin e publikoi vitin e kaluar.

Së fundi, artistja bëri të ditur se albumi i saj “Future Nostalgia” (The Moonglight Edition) ka 10 këngë me 100 milionë transmetime në Spotify.

Ky është sukses i jashtëzakonshëm i Duas, albumi i të cilës po i bën konkurrencë artistëve të njohur edhe tash e një vit pas publikimit.

Dua pas angazhimeve të shumta, ka kaluar pak kohë me të dashurin.

Ajo publikoi një imazh, në të cilin u shfaq e mbështetur pranë Anwarit, teksa po kalonin mbrëmjen pranë njëri-tjetrit.

Që të dy ishin veshur në të zeza, Dua po mbante edhe një kapele shumëngjyrëshe në kokë, kurse dukeshin shumë të lumtur me praninë e njëri-tjetrit. 


MË SHUME NGA Magazina