Kandidati i LSI prezanton nismën e veçante
BKT
Shqipëri

Kandidati i LSI prezanton nismën e veçante

Kandidati për deputet i LSI-së në Durrës ka nisur promovimin e një nisme të veçante gjatë fushatës elektorale.

Gezim Tahiri pjesë e listës së kandidatëve të LSI ka pohuar se shtabi i tij elektoral veç shpërndarjes së programit do japë degë të bimës ‘manxurane’. “Është një bime aromatike e rritur kryesisht ne Jugun e Shqipërisë. Kjo bime është tepër simbolike ne veçanti për komunitetin çam dhe ate te Jugut.

Për histori kur çamet lëshuan trojet e tyre dhe erdhen ne Shqipëri ishte bima te cilen e sollen me vete për te mbajtur pranë aromën e vendit te tyre. Çdo gjyshe çamë mbante një manxurane ne grusht përherë ose ne shami”, thekson Gezim Tahiri, i cili shton se “Kjo nisme eshte per ndjeshmërinë dhe dhimbje n qe duhet te kemi sot ndaj ketij shpopullimi katastrofik qe po perjeton populli yne keto vite.

Ne fund te fundit gjysherit tane apo kosovaret i perzuri i huaji, nderkohe qe bijte dhe bijat tuaj – vlerat me te mira te ketij vendi po i perze shqiptari vete dhe kjo eshte me tragjikja sot”.

“Te nderuar miq dua te ndaj me ju nje nisem e cila do filloje nga dita e neserme e iniciuar nga LSI rajonet Shkozet, Plazh dhe Kenete.

Nisur nga neser bashke me fletepalosjet do te bashkangjitet edhe nje zarf i cili do kete brenda nje dege MANXURANE.

Është një bime aromatike e rritur kryesisht ne Jugun e Shqiperise. Kjo bime eshte teper simbolike ne veçanti për komunitetin çam dhe ate te Jugut, njofton Panorama.

Për histori kur çamet lëshuan trojet e tyre dhe erdhen ne Shqiperi ishte bima te cilen e sollen me vete për te mbajtur pranë aromën e vendit te tyre. Çdo gjyshe çamë mbante një manxurane ne grusht përherë ose ne shami.

Kjo nisme eshte per ndjeshmërinë dhe dhimbje n qe duhet te kemi sot ndaj ketij shpopullimi katastrofik qe po perjeton populli yne keto vite. Ne fund te fundit gjysherit tane apo kosovaret i perzuri i huaji, nderkohe qe bijte dhe bijat tuaj – vlerat me te mira te ketij vendi po i perze shqiptari vete dhe kjo eshte me tragjikja sot.

Te gjitha statistikat dhe anketat te lene pa fryme ndaj solidarizohuni iu lutem me nismen tone. Aroma e Atdheut eshte me e shtrenjta nga te gjitha aromat.

Mblidhuni te gjithe ta frenojme kete plage qe rrjedh!

Shenim- Ata qe kane ndonje vazo te tepert manxurane ne oborrin e tyre jane te lutur te na e dhurojne prane zyrave tona te LSI”, thekson kandidati për deputet i LSI.


MË SHUME NGA Shqipëri