Gashi zbulon sekuenca të këngës së re: Do të jetë më e mira e verës

Gashi zbulon sekuenca të këngës së re: Do të jetë më e mira e verës

Gashu po finalizon projektin e ri muzikor.

Reperi shqiptar me famë ndërkombëtare, Gashi, nuk i ndal angazhimet për të sjellë për fansat e tij projekte të reja muzikore.

Artisti, së fundi me anë të një videoje ka zbuluar disa sekuenca të këngë së re, për të cilën ka pritshmëri të madhe ende pa e publikuar.

“Do të jetë kënga më e mirë e verës”, ka shkruar me shumë optimizëm ai.

Ndryshe, projekti i fundit muzikor nga Gashi është “Amnesia” në bashkëpunim me Loud Luxury dhe Ship Wrek.