PSG fiton ndaj Bayernit në Munchen

PSG fiton ndaj Bayernit në Munchen

Paris Saint-Germain ia ka dalë të fitojë në tokën gjermane nga Bayern Munchen.

Ndeshja e zhvilluar sonte ka përfunduar 2-3 në favor të francezëve. 

Kylian Mbappe me dy herë dhe Marquinhos një herë kanë qenë realizatorët e golave për PSG. 

Për gjermanët kanë shënuar Eric Maxim Choupo-Moting dhe Thomas Mueller.

PSG e pret Bayernin në ndeshjen e dytë me një rezultat të ndeshjes së parë shumë të favorshëm për vete.