09:10 / 08.04.2021
Capello analizon sfidë Bayern-PSG: Cilësia bëri ndryshimin
Trajneri i njohur italian, Fabio Capello duke analizuar lojën Bayern Munich-PSG për “Sky Sport”, mendon se parisienët bën një lojë të jashtëzakonshme në ‘Alianz Arena’.
Kampionët e Francës mundën Bayern Munich prej 2-3, duke bërë hapin gjigant për t’u kualifikuar në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.
“Ne pamë një lojë të shkëlqyer, diçka e pabesueshme. Cilësia e PSG bëri ndryshimin. Neymar me asistime dhe Mbappe me gola”, tha strategu italian.
Ai ka shtuar së edhe Chelsea bëri një ndeshje të madhe. ‘Blutë’ e Londrës mundën në udhëtim Porton (0-2).
“Tuchel e përgatiti skuadrën shumë mirë. E dinte çfarë duhej skuadra”, theksoi Capello. Kujtojmë së ndeshjet e kthimit luhen pas dy javësh.























