Sylvester Stallone nuk do të rikthehet në “Creed III”

Sylvester Stallone nuk do të rikthehet në “Creed III”

Aktori dhe producenti amerikan, Sylvester Stallone, nuk do të jetë më pjesë e “Creed”.

74 vjeçari nuk do të paraqitet në pjesën e ardhshme të “Creed”, konfirmoi përfaqësuesi i tij për Hollywood Reporter.

Stallone luajti në gjashtë filma “Rocky” si kampion boksi dhe më pas përsëri në dy filmat “Creed” si mentor, trainer i Adonis “Donnie” të Johnson Creed të Michael B. Jordan – djali i ish rivalit të Balboa, Apollo Creed (Karl Weathers)./Telegrafi/

“Creed III” është planifikuar të fillojë xhirimet këtë vit dhe ka një datë të parashikuar të shfaqjes më 23 nëntor 2022.

Jordan, 34 vjeç, gjithashtu do të bëjë debutimin e tij si regjisor dhe do të shërbejë si producent.

Përveç Jordan, Tessa Thompson dhe Phylica Rashad gjithashtu do të kthehen në rolet e tyre përkatëse.

“Rocky” u shfaq premierë në 1976 dhe fitoi më shumë se 225 milionë dollarë në arka globale, duke ndikuar edhe te Stallone për ngritjen në famë.

Ai shkroi filmin dhe dhe fitoi tri çmime ‘Oscars’.

Sylvester gjithashtu fitoi një çmim për aktorin më të mirë mbështetës për rolin në “Creed”.