Rama: Ilir kam një lajm të keq për ty, vaksinat vijnë sot

Rama: Ilir kam një lajm të keq për ty, vaksinat vijnë sot

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas daljes publike të ministres Balluku, e cila lajmëroi se së shpejti do të hapet aeroporti “Nënë Tereza” për të gjitha fluturimet, pas pezullimit të tyre prej 24 orësh.

Nëpërmjet një statusi në rrjetin social Rama shkruan se ka një lajm të keq për kryetarin Meta, teksa thekson se sot vijnë doza të tjera të vasksinës kundër COVID-19.

“Ilir kam një lajm të keq për ty: Vaksinat vijnë sot dhe fluturimet rifillojnë normalisht nesër! Plani yt me Saliun për bllokimin e vaksinimit e rikthimin e Rrunpallës në prag të zgjedhjeve dështoi! Dokrrat me reflektime e auditime, vazhdoji me Leshkon dhe Leskon në skutat e OFL!”, ka shkruar Rama.