Justin Bieber në publik i drejtohet bashkëshortes: Mos më prek

Justin Bieber në publik i drejtohet bashkëshortes: Mos më prek

Çifti janë një nga fytyrat e njohura në showbizzin ndërkombëtar.

Dhe natyrisht se Justin dhe Hailey marrin vëmendje me veprimet e tyre.

Së fundi, në platformën Tik Tok po qarkullon një video derisa të dy shihen në publik dhe Hailey është ajo e cila e ledhaton bashkëshortin e saj por siç duket ky i fundit nuk është edhe aq në qejf.

Justin mund të shihet derisa i drejtohet mos më prek dhe në një sekondë vërejmë modelen e cila zmbrapset.

Ndryshe, Justin dhe Hailey raportohet se kanë një raport shumë të mirë me njëri-tjetrin edhe pse me disa probleme lidhur me shëndetin mendor nga ana e këngëtarit po edhe modeles.

Burime të afërta të tyre kanë bërë të ditur se dyshja i kanë ndihmuar njëri-tjetrit dhe tash ndihen më mirë.