FFK mban Kuvendin e rregullt të punës

FFK mban Kuvendin e rregullt të punës

Federata e Futbollit e Kosovës ka nisur Kuvendin e rregullt të punës, në mënyrë vizuele, për shakak të rregullave të pandemisë, ashtu siç kishte njoftuar.

"Federata e Futbollit e Kosovës do ta mbajë Kuvendin e Rregullt të Punës, të enjten më 8 prill në orën 17:00. Përkundër përgatitjeve të plota dhe dëshirës së FFK-së që punimet e Kuvendit të mbahen me prezencë fizike, duke u bazuar në vendimin e fundit të Qeverisë për masat e reja anti-Covid19,  punimet e Kuvendit do të mbahen në formën online", ka njoftuar FFK.

Kuvendin ka filluar punën nga ora 17:00, ku kanë marrë pjesë të gjithë delegatët e klubeve.

Kuvendi po mbahet në mënyrë vizuele, për shakak të rregullave të pandemisë.

Në këtë Kuvend do të diskutohet për:

Zgjedhjen e trupave punuese

Aprovimi i Procesverbalit të Kuvendit zgjedhor të datës 27.01.2020 dhe i Kuvendit të rregullt të datës 28.03.2019.

Raporti i Kyretari mbi punën e KE

Miratimi i Raportiti financiar 01.01.2020 – 31.12.2020.

Raporti i Garave

Parashtresa dhe Ankesa

Të ndryshme

Deri më tani ka kaluar vetëm pika e parë e rendit të dytës, ndërkohë më pas pritet të kalohet edhe në pikat tjera.