Dukagjini shkon direkt në finale të Kupës së Kosovës

Dukagjini shkon direkt në finale të Kupës së Kosovës

Dukagjini është finalisti i parë i Kupës së Kosovës. Kjo pasi ndeshja e dytë nuk do të zhvillohet fare.

Komisioni i Garave me rastin e regjistrimit të ndeshjes së gjysmëfinales së parë të Kupës së Kosovës, KF Istogu - KF Dukagjini, konstatoi se KF Dukagjini ka ushtruar ankesë në pa rregullsinë e paraqitjes së lojtarit Erion Ceta i cili ështe aktivizuar me dy kartonë të verdhë për KF Istogu. Në bazë të këtij vendimi ndeshja e dytë kthyese mes këtyre dy ekipeve nuk do të zhvillohet fare.