Yll Limani po vjen me këngë të re, zbulon disa sekuenca të saj

Yll Limani po vjen me këngë të re, zbulon disa sekuenca të saj

Yll Limani po sjell një projekt të ri.

Këngëtari i njohur Yll Limani ka finalizuar projektin e ri muzikor me titull “A ki me rrejt?”

Këtë gjë e bëri të ditur me anë të një postimi në Instagram, ku edhe zbuloi një pjesë të kësaj kënge, e cila pritet të lansohet shumë shpejt.

Ai publikoi një video të shkurtër, në të cilën shfaqet me një picë në duar pran derës, ndërsa shkroi “A ki me rrejt? Së shpejti”.

Ndryshe, “Kur t’kujtohet” titullohet projekti i fundit muzikor nga Yll Limani, të cilin e lansoi në janar të këtij viti.

Kënga në fjalë numëron mbi tre milionë klikime në kanalin YouTube.