Barker bën tatuazh emrin e të dashurës së tij, Kourtney Kardashian

Barker bën tatuazh emrin e të dashurës së tij, Kourtney Kardashian

Travis Barker ka vendosur që të befasojë të dashurën e tij, Kourney Kardashian.

Bateritsti i njohur ka zgjedhur që të bëjë tatuazh emrin e saj në trupin e tij, shkruan Daily Mail.

Derisa po xhironte një projekt të pazbuluar në Hollywood ditën e djeshme (e enjte), ai u shfaq i zhveshur derisa iu vërejt emri i bukuroshes brune.

Barker, i cili nuk është i huaj për tatuazhet, shfaqi me krenari fizikun e formësuar, ndërsa shëtitej pa bluzë./Telegrafi/

Tatuazhi vërehej që është ne pjesën e gjoksit të tij, duke qëndruar kështu më afër zemrës së tij.

Një imazh të këtij vizatimi e ka ndarë edhe Kourtney në Instagram, kur dora e saj ledhatonte Travis-in afër tatuazhit me emrin e saj.