Justin Bieber mban koncert privat me nxënësit në një shkollë

Justin Bieber mban koncert privat me nxënësit në një shkollë

Justin bëri gjestin e veçantë për nxënësit në Los Angeles.

Justin Bieber ka planifikuar të fillojë turne përsëri këtë verë, por duket se ai tashmë po bën prova, duke kënaqur disa fëmijë me fat, shkruan TMZ.

Bieber mbajti një mini-koncert privat të enjtenpër studentët dhe mësuesit në një shkollë fillore në Los Angeles, duke interpretuar disa nga këngët e tij të reja, përfshirë “Holy”.

Gruaja e Justin, Hailey, ishte gjithashtu e pranishme dhe duket se ky ishte aktiviteti i tyre argëtues gjatë ditës përpara se të bënin festën e mbushur me yje në WeHo atë natë me miqtë e tyre të vjetër Drake dhe Kendall e Kylie Jenner.

Duket se shfaqja shkollore e Bieber ishte planifikuar paraprakisht për Baby2Baby, një organizatë bamirëse për të ndihmuar fëmijët që jetojnë në varfëri  dhe turma e re patjetër që e donte atë.

Justin është shfaqur në disa vende të papritura kohët e fundit në L.A., duke përfshirë një vizitë në Burgun Shtetëror të Kalifornisë për të përhapur fjalën e mirë.