Lille nis shkëputjen në krye të kampionatit francez

Lille nis shkëputjen në krye të kampionatit francez

Kur kanë mbetur edhe 6 javë nga fundi i kampionatit, Lille ka hedhur një tjetër hap drejt titullit kampion, pasi ka triumfuar 0-2 në transfertën ndaj Metz dhe e ka çuar përkohësisht në 6 pikë diferencën ndaj PSG-së ndjekëse.

Siç transmeton Super Sport, pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola, pasi Metz humbi edhe një penallti me Leya, ndërsa në pjesën e dytë Lille zgjidhi gjithçka me golat e turqve Yilmaz e Çelik, duke marrë 3 pikë mjaft të vlefshme.