Disa persona rrahin dhe detyrojnë një femër të abortojë

Disa persona rrahin dhe detyrojnë një femër të abortojë

Disa persona të panjohur kanë ushtruar dhunë fizike ndaj një femre shtetase e Shqipërisë, ndërsa dyshohet se si pasojë e kësaj viktima ka abortuar, pasi ishte shtatzënë.

“Është raportuar se persona deri me tani të pa njohur fillimisht kanë ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër shqiptare shtetase e Shqipërisë. Ekziston dyshimi se ndaj viktimës personat e dyshuar mund të kenë kryer veprën penale ndërprerje e shtatzënisë dhe shantazh. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës