22:06 / 11.04.2021
Arsenal fitore bindëse ndaj Sheffield United
Fakti që ka luajtur si mysafir nuk i ka paraqitur ndonjë problem Arsenalit për ta mposhtur bindshëm Sheffield United.
Ndeshja e zhvilluar të dielën ka përfunduar me rezultat 0 - 3.
Alexandre Lacazette me dy gola dhe Gabriel Martinelli i kanë dhënë fitoren Arsenalit.
Arsenal gjendet në pozitën e nëntë në tabelë, derisa Sheffield United është e fundit.























