Lebouet: Zidane nuk donte ta largonte Navasin
BKT
Sport

Lebouet: Zidane nuk donte ta largonte Navasin

Frank Lebouet, ish bashkëlojtari i Zinedine Zidane, ka zbuluar një detaj interesant për të kaluarën e Navas gjatë një interviste për “Telefoot”.

“Zidane nuk donte ta largonte Navasin nga Real Madrid dhe arsyeja është e lehtë. Portieri më i mirë në botë është Keylor Navas”, tha ai.

Paraqitjet e mira të portierit Keylor Navas te PSG-ja janë duke u vërejtur.

Portieri ishte i mahnitshëm në fitoren ndaj Bayern Munichut, duke i ndihmuar skuadrës të mposhtin kampionin e Evropës në “Allianz Arena”.