Vazhdimi i 5-të i filmit Indiana Jones del në vitin 2022

Vazhdimi i 5-të i filmit Indiana Jones del në vitin 2022

Bashkë me të në rolin protagonist do të rikthehet aktori i famshëm, Harrison Ford, nën rolin e personazhit aventurier veshur me kapele e kamxhik.

Filmi i pestë i sagës së famshme, Indiana Jones, do të rikthehet në kinema më 29 korrik në vitin 2022.

Bashkë me të në rolin protagonist do të rikthehet aktori i famshëm, Harrison Ford, nën rolin e personazhit aventurier veshur me kapele e kamxhik.

Prodhimi i ri i filmit do jetë vazhdim i paraardhësit të vitit 2008.

Filmi i ri do të vijojë historinë e filmit të vitit 2008, Indiana Jones and the Kingdom of the Crystal Skull,  i cili arriti vlerën e 790 milionë dollarëve në box office, ndonëse nuk u mirprit nga kritika. 

Kjo do të jetë hera e fundit që 78-vjeçari Harrison Ford interpreton rolin e Indiana Jones.

“E kemi parë këtë personazh që të zhvillohet dhe të rritet për një periudhë të gjatë kohe. Mendoj se është gjëja e duhur për t’u bërë që të kthehet sërish me një film madhështor”, është shprehur Harrison Ford në një intervistë të vitit 2013.

Indiana Jones është një ekskluzivitet mediatik amerikan i bazuar në aventurat e Dr. Henry Walton “Indiana” Jones Jr, një profesor i trilluar i arkeologjisë, që filloi në 1981 me filmin Raiders of the Lost Ark. Në 1984, The Temple of Doom, u lëshua dhe në vazhdim, The Last Crusade.

Filmi serik u krijua nga George Lucas dhe Steven Spielberg, të cilët drejtuan katër filmat e parë.