Princ Harry mbërrin në Angli për varrimin gjyshit të tij

Princ Harry mbërrin në Angli për varrimin gjyshit të tij

Princ Harry ka udhëtuar për në Londër për shkak të varrimit të gjyshit të tij, Princ Philip.

Por, gjatë mbërritjes në aeroportin ‘London Heathrow’, u vërejt se ai nuk ishte i shoqëruar nga bashkëshortja Meghan Markle, shkruan Daily Mail.

Një vendim i tillë nga Markle duket të vijë pas intervistës së bujshme me Oprah Winfrey, ku hodhi akuza të rënda ndaj Familjes Mbretërore.

Duka i Sussex raportohet të jetë larguar nga rezidenca 11 milionë dollarëshe në Californi, gjatë ditës së djeshme (e diel).

Harry tutje ishte i rrethuar me truproja gjatë mbërritjes, ndërsa u pa duke hyrë në një veturë të tipit ‘Range Rover’.

Pasi që jemi në mes të krizës globale, nëse Princi rezulton negativ me COVID-19, do të karantinohet me vetëm pesë ditë.

Kujtojmë se Princi Filip, burri i Mbretëreshës Elizabeta e dytë, ka vdekur në moshën 99-vjeçare.