Kim Kardashian dhe Kanye West thuhet se flasin vetëm për fëmijët dhe biznes

Kim Kardashian dhe Kanye West thuhet se flasin vetëm për fëmijët dhe biznes

Kim Kardashian dhe Kanye West janë duke u përkujdesur për fëmijët së bashku, derisa të finalizohet divorci i tyre.

Por, se a janë duke kontaktuar me njëri tjetrin, një gjë e tillë është bërë e ditur nga burimet pranë dyshes, shkruan Mirror.

Për HollywoodLife është treguar se mes çiftit ka mungesë komunikimi, por janë dy gjëra që nuk i lë ata të shkëputen.

Sipas burimeve ata ka periudha të gjata kur nuk flasin, por atëherë kur e bëjnë, tema kryesore janë fëmijët dhe bizneset.

“Kim dhe Kanye po flasin, shumë rrallë. Ka periudha që ata nuk kontaktojnë fare, por Kim gjithmonë u përgjigjet thirrjeve të tij”, thuhet për palët.

Theksojmë se dyshja ndajnë katër fëmijë së bashku, North (7 vjeç), Saint (5), Chicago (3) dhe Psalm (1).