Gomez mbulohet me gjak të rremë në xhirime të Only Murders In The Building

Gomez mbulohet me gjak të rremë në xhirime të Only Murders In The Building

Selena Gomez është parë e mbuluar me gjak të rremë në seritë e reja të serialit “Only Murders In The Building”.

Derisa ishin duke xhiruar një skenë, ku shfaqet një grup që tentojnë të kryejnë një vrasje së bashku, 28-vjeçarja shihet më pas duke u arrestuar, shkruan Daily Mail.

Ndërsa përcillej nga policët dhe në pranga, Selena mori vëmendje edhe me paraqitjen e saj.

Aktorja për shkak të rolit në këtë seri u pa e mbuluar me gjak të rremë, derisa përcillej tek vetura e policisë.

Pas kësaj ngjarje, krijuesja e hiti “Heart Wants What it Wants” u kthye në normalitet, duke vendosur një xhaketë mbi veten.

Selena përndryshe që në fëmijëri kishte treguar talent në aktrim, kurse tani njihet si ndër yje edhe të këndimit. /Telegrafi/