Lipa vazhdon të qëndrojë në krye të listës “Top Global Albums” në Spotify

Lipa vazhdon të qëndrojë në krye të listës “Top Global Albums” në Spotify

"Future Nostalgia" po qëndron në `top listën` e Spotify.

Dua Lipa mori një çmim “Grammy” këtë vit për albumin më të mirë pop, me albumin e njohur tashmë “Future Nostalgia”.

Këtë e tregon edhe vetë profili i Spotify në Instagram, të cilët kanë publikuar një postim me statistika të albumeve më të mira dhe Dua ishte në krye të top listës me “Future Nostalgia”.

Me anë të postimit të fundit, Dua lajmëroi fansat se ajo u rendit artistja me albumin në vendin e 2.

Dua Lipa gjithashtu po quhet një fenomen i muzikës pop dhe po pëlqehet në masë të madhe nga të gjitha moshat.