Reali me shumë mungesa ndaj Liverpoolit, ja lista e të ftuarve
BKT
Sport

Reali me shumë mungesa ndaj Liverpoolit, ja lista e të ftuarve

Liverpooli e pret Real Madridin në ndeshjen kthyese të çerekfinales në Ligën e Kampionëve.

Mbretërit shënuan fitore të rëndësishme në ndeshjen e parë në shtëpi, me rezultat 3-1.

Dueli i dytë zhvillohet në “Anfield”, derisa gjiganti spanjoll ka publikuar listën e të ftuarve, e në të cilën vërehen mungesat e shumë lojtarëve të rëndësishëm në të gjitha repartet.

Sergio Ramos, Lucas Vazquez, Dani Carvajal, Raphael Varane dhe Eden Hazard, mungojnë në ndeshjen e kthimit, transmeton olle.

Lista e të ftuarve:

Portierë: Courtois; Lunin, Altube

Mbrojtës: Militao, Nacho, Marcelo, Odriozola, Mendy, Chust

Mesfushorë: Kroos, Modric, Casemiro, Valverde, Isco, Marvin, Arribas

Sulmues: Benzema, Asensio, Vinicius, Mariano, Rodrygo