Vdes zyrtari i Kuvendit të Kosovës

Vdes zyrtari i Kuvendit të Kosovës

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka njoftuar se ka ndërruar jetë Byrhan Buçinca, Koordinator për Çështje Elektromekanike në Kuvendin e Kosovës.

Ajo theksoi se Burhanin do ta kujtojnë si njeri të urtë, dashamirës si dhe njeri qe dha shembull se si duhet t’i shërbehet vendit dhe institucioneve.

Njoftimi i saj i plotë:

Sot morëm lajmin e hidhur që Byrhan Buçinca, Koordinatori për Çështje Elektromekanike në Kuvendin e Kosovës, nuk është më në mesin tonë. Byrhani si punëtor i zellshëm dhe në krye të detyrave që i janë parashtruar do t’i mungojë Kuvendit të Kosovës, administratës, dhe deputetëve të zgjedhur të popullit, të cilët në qendër të punës së tyre e kishin profesionalizmin e tij. Burahnin do ta kujtojmë si njeri të urtë, e dashamirës, por edhe si njeri që ka kanë dhënë shembullin se si duhet t’i shërbehet vendit dhe institucioneve të tij.

Si Grup Parlamentar i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, bashkëndjejmë dhimbjen me familjen Buçinca, dhe u shprehim ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e tyre, që njëherazi është edhe humbje e jona si shoqëri.

U prehtë në paqe Byrahn Buçinca, e u kujtoftë përherë njerëzia dhe e puna e tij.