Celta Vigo-Sevilla, ndeshje e çmendur, Gomez bën heroin
Një ndeshje spektakolare u zhvillu në “Estadio de Balaídos” në mes Celta Vigos dhe Sevillas, që përfundoi me rezultatin 3-4.
Kunde hapi serinë e golave në minutën e 7-të, teksa Aspas përmbysi rezultatin në harkun kohor të 3 minutave (20’-23’).
Pjesa e parë prodhoi edhe 2 gola të tjerë, që mbajtën firmën e Fernandos dhe Mendez, duke bërë që 45 minutëshi i parë të mbyllej me rezultatin 3-2 në favor të vendasve.
Në fragmentin e dytë të lojës, skuadra e Lopeteguit, arriti të mblidhte forcat, duke përmbysur rezultatin.
Rakitiç vendosi fillimisht baraspeshën në minutën e 60-të, teksa Papu Gomez bëri heroin, në të 76-tën, duke i dhuruar 3 pikë të arta Sevillas, që me këtë triumf hyri fuqishëm në luftën për titull.
Bardhekuqtë renditen në vendin e katërt me 61 pikë, 6 më pak se kryesuesit e Atletico Madridit.























