Saweetie u pa në publik për herë të parë pas pamjeve tronditëse në ashensor
Rep-artistja e njohur, Saweetie, është bërë ndër personazhet më të komentuar në faqet rozë.
Për reperen si fillim dolën lajme për shkak të ndarjes me reperin Quavo, ky i fundit pjesëtar në grupin “Migos”, shkruan Daily Mail.
Ndërsa ende pa përfunduar lajmet e ndarjes, TMZ kishte publikuar një video teksa reperi shihej duke e tërhequr zvarrë Saweetie në ashensor.

Reperja dy ditë më parë është fotografuar për herë të parë publik, që kur incidenti u bë viral në rrjet.
Ajo shihej me një veshje shumë të thjeshtë, kurse flokët i kishte tejet të shthurura larg fytyrës.

Ndërsa përveç aksesorëve dhe disa çantave që mbante me vete, reperja nuk kishte përdorur thuajse aspak makijazh.
Kujtojmë se dyshja e njohur e kanë bërë të ditur ndarjen e tyre nëpërmjet rrjeteve sociale duke thumbuar njëri-tjetrin.























