Dwayne Johnson fillon xhirimet e filmit “Black Adam”
Dwayne Johnson ka filluar me xhrimet e filmit “Black Adam”.
Ky aktor i cili veçohet për paraqitje me rol në filmin “Jumanji”, njoftimin për xhirimet e filmit “Black Adam” e bëri përmes llogarisë së tij në Instagram, për 227 milionë ndjekësit e tij.
Ai e përshkroi këtë film si shënues në histori. Johnson po ashtu shkroi se ekipi realizues i tij përbëhet nga persona të talentuar, të angazhuar dhe të përqendruar në punë që të arrijnë të sjellin në ekran diçka të veçantë.
Sipas disa burimeve për Johnson, ai ka filluar të ushtrojë për rolin e “Black Adam” që prej fillimit të këtij viti. Ka kohë që është përfolur se Dayne Johnson do të vinte në ekran me rolin e “Black Adam”.
Dhe fansat mezi presin ta shohin me këtë rol. Kjo shihet nga komentet e tyre në mediet sociale. Sipas disa burimeve, “Black Adam” do të lasohet në kinema muajin korrik të vitit të ardhshëm.
Për ata që nuk e dinë, “Black Adam” është personazh i sajuar që paraqitet në stripin me po këtë emër, të publikuar nga DC Comics.























