Spitali i Fierit pothuajse gati, ashtu si premtoi Erdogan
Kryeministri Edi Rama shkruan në Facebook se sot është dita e 89 e ndërtimit në kantier, ndërsa kujtojmë se ky spital është financuar nga qeveria turke e Erdogan, i cili premtoi se do ta bënte gati Spitalin e Fierit për tre muaj.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga Spitali i Fierit, i cili po merr formë gjithnjë e më shumë. Rama shkruan në Facebook se sot është dita e 89 e ndërtimit në kantier, ndërsa kujtojmë se ky spital është financuar nga qeveria turke e Erdogan, i cili premtoi se do ta bënte gati Spitalin e Fierit për tre muaj.
Ndërsa, siç duket nga pamjet, një ditë para përfundimit, sipas premtimit, spitali ka marrë formë dhe është thuajse gati.
Rama sjell pamje edhe brenda dhomave të spitalit, ku shihet se tashmë janë rregulluar e kompletuar me dyshekë, lavamanë, frigoriferë e rafte, që do të shërbejnë për të shtruarit.























